Vuçiq vazhdon aktrimin: Kemi përpara një sfidë të madhe për mbijetesën e serbëve në Kosovë

Prishtinë | 26 Gus 2022 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka vazhduar aktrimin e tij edhe sot duke thënë se “përpara është një sfidë e madhe për mbijetesën e njerëzve tonë në Kosovë”, shkruan tanjug.

Këto deklarime kreu i shtetit serb i ka bërë gjatë një organizimi, duke shtuar se “ politika e vetme korrekte është që të mbajmë paqen sa të mundemi”

Vuçiqka thënë se Serbia po përballet me sfida të mëdha të shkaktuara nga konflikti në Ukrainë.

Dje presidenti serb ka zhvilluar dy raunde takimesh me emisarët, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak. Megjithatë nga Beogradi nuk ka pasur ndonjë sinjal për zgjidhje rreth çështjes së reciprociteit të targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve.

Të ngjashme