Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zbulojë monumentin e Tibor Cërnit, ushtarit të vrarë në Koshare gjatë luftës së vitit 1999 gjatë një ceremonie në Debeljacë të Kovaçicës në Serbi.
Me këtë rast, kreu i shtetit serb do të nderojë me ceremoni shtetërore dhe ushtarake të gjithë pjesëmarrësit e Betejës së Koshares, raportojnë mediat serbe.
Më pas, siç bëhet e ditur në një njoftim për media të zyrës së Vuçiqit ai do t`iu drejtohet të pranishmëve edhe me një fjalim.
Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, llogaritet si ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.