Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një emision televiziv ka akuzuar NATO-n për “plagosjen e serbit Sofronijeviq”, përkatësisht edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Duke folur për aksionin anti-korrupsion të organeve të rendit, të cilin strukturat kriminale serbe e kundërshtuan me përdorimin, Vuçiqi tha se “Më shumë se 100 plumba i kanë shkrepur. I kemi gjetur 78 gëzhoja te kalibrit 5.56”.
I tensionuar për këtë, Presidenti i Serbisë, ka pranuar se e di çfarë armësh posedojnë serbët në komunat veriore.
“Ne nuk kemi kësi pushkësh… së paku serbët në Kosovë nuk kanë!”, tha ai.