Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës, do të hiqen nesër në mëngjes.
Ai tha se i ka lënë serbët e veriut të marrin një vendim teksa lexoi letrën e atyre që kanë udhëhequr barrikadat, ku tha se të njëjtat do të hiqen.
Vuçiq, teksa lexonte letrën e përfaqësuesve serbë të Kosovës, tha se “nëse terrori vazhdon, veriun e Kosovës do ta mbyllim përgjithmonë për institucionet e Kosovës”.
“Nëse ata fillojnë të arrestojnë serbët për shkak të barrikadave, çfarëdo që të bëni pas kësaj, unë qëndroj prapa jush”, u shpreh Vuçiq përpara përfaqësuesve serbë të Kosovës.
Vuçiq: Heqja e barrikadave nis të enjten në mëngjes
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.
“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai, shkruan REL.
Ai tha paraprakisht, se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin
Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, zhvilloi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave.
Në takim, ai tha se Dejan Pantiqi ka mbërritur në shtëpi dhe se kjo është një “fitore simbolike”.