Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vucic, ka njoftuar se zgjedhjet nacionale në Serbi do të mbahen më 26 prill të këtij viti.
Në njoftim të tillë Vuçiq e ka bërë në një konferencë për media.
Këto zgjedhje që do të mbahen në fund të prillit konsiderohen se do të jenë prej të më rëndësishmeve në dekadën e fundit në Serbi për shkak të situatës aktuale politike dhe dialogut me Republikën e Kosovës.
“Të gjithë pjesëtarëve i dëshiroj sukses, dëshiroj që atë ditë, por edhe gjatë gjithë fushatës e cila do të jetë e gjatë, të jetë një atmosferë demokratike, që kundërshtarët politikë të respektohen në mes veti, të dalin me qëndrime të ndryshme, argumentime, që fushata të jetë luftarake, por e qetë dhe që njerëzit të japin gjykimin më të mirë për politikën e cila ka paraprirë, por edhe për politikën e cila duhet të kontribuojë për ardhmëri më të mirë për qytetarët tanë”, ka thënë Vuçiq pasi e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për deputetët popullor në Serbi.
Ai ka shtuar se zgjedhjet janë akt i rëndësishëm “sepse njerëzit në zgjedhje përcaktohen se me çfarë jete dëshirojnë të jetojnë”.