Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur për ftesën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, që të organizohet një takim në Bruksel javën e ardhshme mes tij e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Vuçiqi ka thënë se një takim i tillë nuk ka kurrfarë kuptimi, porse do të vendosë ditëve në vijim nëse do të paraqitet apo jo.
“Është e pakuptimtë. Çdo dialog krize që kemi pasur, thonë Vuçiqi ka bërë diçka lëshim. Nuk ka asnjë kuptim. A do të vendosi teknikisht të shkojë atje apo jo, ky është vendim i yni taktik. Dialogu me Kurtin është inekzistent. Ai do luftë, do luftë me çdo çmim. Mendon se si dhe në çfarë mënyre do të bëjë provokim. Dhe ai e ka përkrahjen, gënjejnë kur thonë se ka. Mjaft me këtë. Ledhatoni foshnjën tuaj, bëni çfarë të doni me të, më pas më lajmëroni kur e kryeni punën tuaj”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se s’do të flasë me Kurtin derisa të mos lirohen “serbët e arrestuar, të largohen kryetarët nga komunat në veri e po ashtu policia e Kosovës nga ndërtesat e komunave”.