Tamara Jankoviqi, nëna e Llazarit që u lind ditë më parë në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Pasjan të Gjilanit, emrin e të cilit e propozoi vetë presidenti i Serbisë, e ka falenderuar këtë të fundit.
Siç raportojnë mediat serbe, Llazari është foshnja e 1000-të në maternitetin e lartpërmendur që nga hapja e tij tetë vjet më parë.
“Ndihem mirë. Jam e gëzuar që presidenti i vendit na dha nderin të kemi kumbari e t’i vendoste emrin Llazar djalit tonë. Aq më tepër që është një emër i bukur, tamam serb. Vetë Car Llazari vjen nga kjo zonë, jo shumë larg prej këtu”, tha Tamara.