E lexova postimin e Xhelal Sveçlës. Duket e pabesueshme prirja patologjike për ta përmbysur realitetin lidhur me luftën hibride.
Luftën hibride kundër Kosovës e kanë filluar dhe po e zhvillojnë ata që e kanë destabilizuar veriun e Kosovës për targa (teneqe) duke i dhënë rast Vuçiqit të paraqitet si argat i Putinit. Luftën hibride e kanë realizuar ata që kanë bërë pazare me Millan Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK-së.
Prandaj Vuçiqi kurrë nuk ka qenë më i fortë në veri se sa sot, nën qeverisjen Kurti-Sveçla. Po të mos ishte presioni i SHBA-së dhe NATO-s ai do të bënte kërdinë në veri.
Edhe kështu, sot në veri nuk zbatohen targat e Kosovës, nuk zbatohen ligjet e Kosovës. Vazhdojnë ndërtimet e objekteve dhe kampusit universitar me financimet e Serbisë, pa lejen e institucioneve tona.
Shëndetësia, arsimi, mbrojtja sociale janë nën varësinë e plotë të Serbisë. Tashmë me marrëveshjen Llajçak-Bislimi të Bratisllavës edhe policisë i është imponuar varësi nga EULEX e KFOR-i.
Çka të thuhet? Era po vjen, ama jo shtet.