Vuçiqi në Kosovë, Thaçi buzë detit në Durrës

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 15:47 | Nga

Ndërsa në Kosovë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një vizitë dy ditore, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar fundjavën.

Në vizitën e tij në bregdetin shqiptar, Thaçi ka drekuar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta në Facebook, duke shkruar:

‘Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.

Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme’, shkruan syri.net, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme