Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar presidentin e ShBA-së, Joe Biden.
Gjatë këtij takimi, Vuçiq tha se me Bidenin konfirmuan përkushtimin për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Kujtojmë se dje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin u shfaqën duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit, duke treguar aleancën mes ShBA-ve dhe Kosovës.