Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara – të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën mund të parandalojnë përhapjen e “Shqipërisë së Madhe”, “të keqen e madhe që do të ndez të gjithë rajonin dhe gjithë Ballkanin”.
Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin për Tv Most, transmeton Klan Kosova..
“Të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse ata janë shqiptarë nga Kosova apo shqiptarë nga Shqipëria, gjithmonë kanë pasur një politikë “Shqipëria e Madhe”, gjithmonë kanë menduar në të njëjtën mënyrë siç është formuluar në Tiranë dhe natyrisht si është mundësuar Tiranës nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, por kjo tani është krijuar fizikisht do të thotë “Shqipëria e Madhe”, tha Vulin.
Ai thekson se në vitin 1998, gjithashtu ishte kufiri i hapur në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Klan Kosova.