Ministri i Mbrojtes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se falë marrëveshjes midis presidentëve të Serbisë dhe Rusisë, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin, ushtria serbe po bëhet më e mirë dhe e fortë.
Këto komente ai i bëri në Çuprijë ku i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, vizitoi Kompleksin Ushtarak atje.