Serbia është një vend ushtarakisht neutral dhe vlerësojmë qëndrimin e Italisë rreth kësaj çështje.
Këtë deklaratë e bëri ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, gjatë takimit me homologen e tij italiane, Elisabetta Trenta
Vulin ka falënderuar ministren italiane për siç ka thënë “rolin e trupave italiane në misionin e KFOR-it dhe sjelljen e tyre në momentet më të vështira për popullin serb në Kosovë”, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi se presidenti Aleksandar Vuçiq i cili është përgjegjës për negociatat me Kosovën po udhëheq një politikë të guximshme dhe të qëndrueshme.
“Kjo është politika e kërkimit të kompromisit, politika që lë të kuptohet se në zonën e tërë Ballkanit duhet të dominojë paqja dhe stabiliteti. Kjo është arsyeja pse Serbia nuk mund të pranojë krijimin e Ushtrisë së Kosovës , sepse beson se formimi i të gjitha forcave paraushtarake në Kosovë dhe Metohi në fakt do të krijojë paqëndrueshmëri, trazira, duke shkaktuar rrezik jo vetëm për Serbinë, por për të gjithë rajonin” , tha Vulin.