Ministri i Mbrojtjes njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste të Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se “prostitucioni hyri në politikën serbe me Boris Tadiqin si president i Serbisë”.
Sipas tij, kjo ndodhi kur ai u kërkoi falje kroatëve për luftën civile që ata zhvilluan me serbët, mashtruan Rusinë në Kombet e Bashkuara, dëboi UNMIK-un dhe solli EULEX.
Vulin ka përmendur edhe siç e quajti ai “mosekzistencën politike të Tadiqit ndaj votuesve të Partisë Demokratike si një shembull, kur ai nënshkroi një deklaratë pajtimi me SPS-në vetëm për të mbetur në pushtet pavarësisht humbjes në zgjedhje”.