Vulin: Ushtrimet ushtarake janë mesazhe për miqtë dhe armiqtë e Serbisë

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se çdo ushtrim ushtarak është një mesazh për miqtë dhe armiqtë e këtij vendi.

Vulin ka theksuar për RTS-në se Serbia është stabile dhe e gatshme për të mbrojtur veten e saj, paqen dhe serbët kudo ku ata jetojnë.

Ai shtoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq  si kryekomandant i Forcave të Armatosura Serbe, ka pasqyrë ditore për atë që po ndodh në ushtri, dhe se kur ai thotë se ushtria është më e fortë se sa ka qenë ndonjëherë, atëherë atij mund t’i besohet.

Ministri serb i mbrojtes ka theksuar poashtu se Kroacia gjithmonë e ka fajësuar Serbinë për gjithçka.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasiqë ministria kroate e Jashtme dhe e Çështjeve Evropiane e ftoi ambasadoren Mira Nikoliq në shenjë proteste për përpjekjen, siç raportohet në Zagreb, për hyrjen e pa paralajmëruar dhe të paligjshme të anëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe në këtë vend.

Sipas mediave në Beograd ambasadorja nuk e ka pranuar notën e protestës.

Të ngjashme