Vulin: Veseli mund të vijë në Nish, por te gjykatësi hetues

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 16:37 | Nga

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot se po qe se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dëshiron të shkojë në Nish, do t’ia mundësojnë një gjë të tillë, kurdoherë që dëshiron por për te gjykatësi hetues.

Ai tha se Veseli mund të kalojë “vijën administrative dhe me roje të dërgohet tek gjykatësi hetues dhe të njihet me qendrat e paraburgimit në Nish, që ai si kriminel lufte me siguri e meriton”, raportojnë mediet serbe.

Kësisoj Vulin, i është përgjigjur deklaratës së Veselit se Nishi i takon historikisht Kosovës.

Sipas ministrit serb të Mbrojtjes do të ishte e rëndësishme që Bashkimi Evropian të flasë një herë dhe të thotë siç tha “nëse ky njeri, i cili vazhdimisht bën thirrje për luftë dhe konflikt, gjithashtu flet në emër të tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme