Shumica po punojnë në atë që çështja e Kosovës të mos zgjidhet kurrë dhe rezistenca ndaj Aleksandar Vuçiqit është e madhe.
Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin duke komentuar deklaratën e presidentit serb se “raundi i parë” është fituar për ata që po luftojnë për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.
“Për këdo tjetër përveç Serbisë, nuk është në interes zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe të gjithë do të punojnë që kjo çështje të mos zgjidhet kurrë. Forcat e mëdha do të punojnë për të siguruar që Serbia nuk vendos vetëm për vete kur bëhet fjalë për Kosovën”.
“Dhe sigurisht, rezistenca ndaj Aleksandar Vuçiqit është më e madhe se Serbia. Vetë fakti se ai e filloi zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe flet për guximin e tij personal dhe politik “, tha Vulin, transmeton Klan Kosova.