Vullnetarët tregojnë se bashkë me familjen po e kërkojnë vajzën e zhdukur nga Drenasi

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

26-vjeçarja nga Skenderaj e cila është zhdukur prej tre ditësh, nuk është gjetur ende, ndërsa kërkimet po vazhdojnë.

Këtë e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri në një përgjigje për Gazetën Express. Ai tha se nga mbrëmë po vazhdon kërkimi për vajzën e zhdukur.

“Jo akoma nuk është gjetur. Jemi në kërkim prej mbrëmë bashkë me Policinë e Skenderajt. Sigurisht unë bashkë me grupin e vullnetarëve”, tha Tahiri.

Tahiri bëri të ditur se të pranishëm në kërkimin e saj janë edhe familjarët e vajzës së zhdukur.

Ai mbrëmë kishte njoftuar se familjarët e vajzës nga Skënderaj kanë deklaruar se ajo është e pushtuar nga djalli.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Të ngjashme