Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka pritur sot në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadorin jo-rezident të Arabisë Saudite në Republikën e Kosovës, Abdelmomen Mohammed Sharaf.
Në kuadër të këtij takimi, Zëvendësministrja Vuniqi ka pranuar edhe kopjen e Letrave Kredenciale nga Ambasadori i ri i këtij shteti, ndërkohë që është siguruar për vazhdimin e mbështetjes së fuqishme dhe të palëkundur ndaj vendit tonë.
Vazhdimi i thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve nga heqja e taksave të dyfishta dhe investimet në tregti kanë qenë disa nga temat e veçanta, që janë diskutuar gjatë këtij takimi.
Në vazhdim është biseduar edhe mbi mbajtjen e konsultimeve të rregullta politike në mes të të dyja vendeve.