Vuniqi pranon kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadori i Arabisë Saudite

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka pritur sot në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadorin jo-rezident të Arabisë Saudite në Republikën e Kosovës, Abdelmomen Mohammed Sharaf.

Në kuadër të këtij takimi, Zëvendësministrja Vuniqi ka pranuar edhe kopjen e Letrave Kredenciale nga Ambasadori i ri i këtij shteti, ndërkohë që është siguruar për vazhdimin e mbështetjes së fuqishme dhe të palëkundur ndaj vendit tonë.

Vazhdimi i thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve nga heqja e taksave të dyfishta dhe investimet në tregti kanë qenë disa nga temat e veçanta, që janë diskutuar gjatë këtij takimi.

Në vazhdim është biseduar edhe mbi mbajtjen e konsultimeve të rregullta politike në mes të të dyja vendeve. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme