Vuniqi vizitë në Poloni, merr pjesë në ministerialin që i paraprinë Samitit të Poznanit

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, të martën ka marrë pjesë në takimin ministerial në Poznan të Polonisë, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme polake. Në takimin që i paraprinë Samitit të Poznanit dhe që mbahet në korrik 2019 në kuadër të Procesit të Berlinit, Zëvendësministrja Vuniqi ka vlerësuar të arriturat e deritashme në realizimin e shumë reformave dhe realizimin e projekteve konkrete që kanë ndikim në rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Në prani edhe të homologëve nga vendet e Ballkanit Perendimor dhe kolegëve nga Gjermania, Austria dhe nga Komisioni Evropian, Vuniqi ka folur për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të bashkërenduar veprimet me vendet e tjera të rajonit, me qëllim të arritjes së objektivave dhe prioriteteve të prezantuara në Samitin e Berlinit, Vjenës, Parisit, Triestes dhe Londrës.

Në takim mes tjerash është ngritur çështja e të rinjve, demografisë dhe “ikjes së trurit” nga shtetet e Ballkanit perendimor, që është parë si një shqetësim për të gjitha këto shtete dhe është arritur pajtimi që në të ardhmen t’i kushtohet më tepër kujdes këtyre temave.

Vuniqi dhe homologët nga vendet e Ballkanit, Polonisë, Gjermanisë dhe Austrisë kanë marrë pjesë edhe në një diskutim publik me studentetët e Universitetit të Poznanit “Adam Mickiewicz”, me fokus tek bashkepunimi rajonal dhe procesi i integrimeve europiane në Ballkanin Perendimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme