Vushtrri: Arrestohen tetë persona, u gjuajtën me armë

Prishtinë | 03 Tet 2024 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Tetë persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë shtënë me armë ndaj njëri-tjetrit.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë.

“Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti nga policia është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “tentim vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”.

Të ngjashme