Vushtrri: Qytetari has në dy mjete të pashpërthyera në oborrin e tij

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një qytetar nga Vushtrria ka raportuar se në oborrin e tij ka hasur në një mjet të pashpërthyer, raporton Ekonomia Online.

Njësitet e FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë të kontrolluar i kanë tërhequr dy mina anti tank.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke lëvruar në oborrin e tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet e FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë të kontrolluar i kanë tërhequr dy mina anti tank”, thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme