Një tre vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një objekti në Vushtrri.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, pas ndihmës që ka marrë në Spitalin e Vushtrrisë.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“Fëmija ka pësuar lëndime si pasojë që ka rënë nga kati i dytë i një objekti, të njëjtin e kanë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”.
Zahiti theksoi se hetuesit policor po merren me rastin dhe me sqarimin e rrethanave se si ka ndodhur ngjarja.