Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi për blerjen e mamofrafit, raporton Ekonomia Online.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se bashkë me doktorin Mohamed Soliman, drejtor ekzekutiv i Islamic Relief Kosova, kanë nënshkruar kontratën.
Idrizi ka deklaruar se ‘ky është një hap konkret që është ndërmarrë për të investuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të gjitha gratë e komunë’, pasi që sipas tij, blerja e mamografit do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit.