Vushtrria bëhet me sheshin “Ahmet Krasniqi”

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 13:54 | Nga

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka propozuar Kuvendit të Komunës emërtimin e Sheshit “Ahmet Krasniqi” në qytetin e Vushtrrisë, njofton kumtesa komunale.

“Vushtrria do të nderojë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, birin e saj, kolonel Ahmet Krasniqi”, ka thënë Tahiri.

Sheshi do të vendoset para objektit të ndërtesës së Komunës së re dhe krahas Sheshit “Hasan Prishtina”.

“Me këto sheshe, Vushtrria nderon dy figurat e saja të ndritura, por edhe krijon hapësira publike për qytetarët e saj. Ky është edhe një premtim i yni që po merr rrugën e realizimit”, ka Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme