Vushtrria dhe “Islamic Relief Kosova” me marrëveshje prej 800 mijë € – mundësohen shërbime në terren për qytetarët

Vushtrri | 14 Sht 2023 | 12:01 | Nga Gresë Alija Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vushtrrisë ka vazhduar edhe për tri vjet marrëveshjen me organizatën “Islamic Relief Kosova”, në fushën e dhënies së shërbimeve primare shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshja që kap vlerën e 800 mijë eurove do të mundësojnë angazhimin e ekipeve mobile në terren që do të jenë në shërbim të qytetarëve, tha me këtë rast kreu i Komunës, Ferit Idrizi.

Ai sqaroi se shërbimet do të jenë për gratë lehona, fëmijët dhe të sëmurët me sëmundje kronike. Idrizi e falënderoi personelin mjekësorë dhe tha se si komunë janë në mbështetje të tyre.

“Sot bashkë e vazhduam marrëveshjen edhe për tri vitet e ardhshme. Ky projekt ka vlerë 800 mijë euro, do të jetë një investim në stafin mjekësore. Do të ketë shërbime për gratë lehona, fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike”.

“Ne jemi në mbështetje tuajën, ju jeni në shërbim të qytetarëve”.

Drejtori i “Islamic Relief Kosova”, Mohamed Soliman, tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për organizatën, por edhe për stafin mjekësor. Ai u shpreh i lumtur për vazhdimin e kësaj marrëveshje.

“Faleminderit kryetarit për bashkëpunimin korrekt, ky projekt është shumë i rëndësishëm. Jam i lumtur që e kemi vazhduar edhe për tri vite të tjera”.

Të lumtur me këtë marrëveshje u shprehën edhe infermierët, ata falënderuan kryetarin Idrizi dhe drejtorin Soliman.

Përderisa kryetari Idrizi, e ka emëruar Mohamed Soliman, si qytetar nderi ndërsa titullin zyrtarisht do t’ia ndaj në tetor.

Të ngjashme