Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditura detaje rreth bashkëfinancimit të projekteve me ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, me ç’rast kanë nënshkruar memorandum bashkëfinancimi për realizimin e disa projekteve infrastrukturore në vlerën 591,500.00€.
Projektet që do të realizohen në bashkëfinancim nga Komuna e Vushtrrisë dhe MMPHI janë:
Projekti i rrugës R220 nga Ura e Silnicës deri tek Llamkos;
Projekti i rehabilitimit të rrugëve në fshatrat Akrashticë-Balincë;
Projekti i rehabilitimit të rrugës nga magjistralja N2 Dumnicë e Ulët-Dumnicë e Epërme;
Projekti i rehabilitimit të rrugës “Dëshmorët e Kombit.
Kryetari Idrizi ka falënderuar ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e komunës.