Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëfinancimit me MKRS-në për renovimin e stadiumit të qytetit, në vlerë 6 milionë euro
“Sot bashkë me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Xheladin Krasniqi, nënshkruam marrëveshje bashkëfinancimi për renovimin e stadiumit “Ferki Aliu”, në vlerë 6,000,000.00€”, ka njoftuar Idrizi
Ai ka shtuar se e realizimin e këtij projekti, qyteti i Vushtrrisë do të ketë një stadium modern dhe i njëjti do të ofrojë kushte më të mira për sportistët vushtrrias.
“Urime të gjithë qytetarëve vushtrrias, posaçërisht tifozëve ‘Forca’!”, ka shkruar kreu i Komunës.
Faleminderit Ministër Çeku për bashkëpunimin dhe mbështetjen!