Vushtrria do të nënshkruajë memorandum për trajtimin e qenve endacakë

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar sot North Animal Hospital, qendër transitore për trajtimin e qenve endacakë dhe strehimore e përkohshme për ta, e cila udhëhiqet nga mjeku veteriner Dr. Zenel Zhabari.

Komuna e Vushtrrisë dhe organizata ndërkombëtare për trajtimin e qenve “Stray Coco” do të nënshkruajnë memorandum dyvjeçar për trajtim dhe strehim të përkohshëm të qenve endacakë.

Kjo është qendra e dytë e këtij lloji në Kosovë.​

Të ngjashme