Vushtrria e shkarkon trajnerin Antonio Toma

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Antonio Toma është shkarkuar nga pozita e trajnerit te FC Vushtrria.

Toma është shkarkuar nga drejtuesit e klubit në ditën e ndeshjes ndaj Feronikelit, ndërkohë që kanë mbetur detajet e kontratës për tu zgjidhur, pasi që tekniku italian kishte kontratë me ish-kampionët e vendit.

Skuadrën e Vushtrrisë në ndeshjen ndaj Feronikelit e ka drejtuar Fitim Llapashtica.

Tekniku italian Toma bëhet trajneri i dytë që shkarkohet nga Vushtrria këtë edicion pas Bekim Shotanit.

Tashmë pritet që Vushtrria ta zgjedh trajnerin e ri, ndërsa në të shkuarën janë konfirmuar bisedimet me Bylbyl Sokolin. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme