Vushtrria mirëpret festivalin ndërkombëtar të filmit “Castle Fest”

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Në Kalanë e Qytetit në Vushtrri nisi sonte rrugëtimin e tij festivali ndërkombëtar i filmit “Castle Fest”.

Për dy ditë ky festival do t’i bëjë bashkë filmbërësit e rajonit dhe Evropës, derisa filmdashësit do të kenë mundësi të shikojnë filma të ndryshëm të metrazhit të shkurtë.

Ky festival që është mbështetur nga Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ardhur si bashkëpunim i dy aktorëve vushtrrias, Prof.Besar Zahiti njëkohësisht drejtor i festivalit ndërkombëtar të filmit “Castle Fest” dhe Fazli Muharremi.

“Vushtrria, vend i artit dhe kulturës”, ka shkruar kryetari i Komunës sl Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në një postim në Facebook.

Të ngjashme