Vushtrria mirëpret “Takimet e poeteshave shqiptare” – Fituese e edicionit të 41-të është Leonora Lokaj

Vushtrri | 30 Nën 2023 | 08:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Vushtrri është mbajtur edicioni i 41-të tradicional mbarëshqiptar i poezisë “Takimet e poeteshave shqiptare”, i cili ka mbledhur poeteshat nga të gjitha trojet shqiptare, raporton Ekonomia Online.

Në këtë eveniment kulturor-artistik, pjesëmarrës ishin 21 poetesha të cilat recituan poezitë e tyre dhe u vlerësuan nga një juri profesionale.

Në hapje të manifestimit garues, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka folur se si ky festival tradicional i poezisë është mbajtur për dekada të tëra nëpër periudha të vështira.

Idrizi tha se Vushtrria mund të quhet qytet i poezisë.

“Jam shumë i nderuar që sonte në prezencën tuaj i shpalli të hapura festivalin e poezisë, festival i cili kishte filluar në kohërat më të vështira përmes vargjeve të shkruara, përmes kësaj gjinie të bukur letrare në atë kohë të vështirë të shpreh rezistencën e kësaj pjese të intelektualëve për të vazhduar për t’u bërë tradicional, që i mbledh poeteshat shqiptare anë kënd globit për të sjellë poezinë e bukur shqipe”, u shpreh Idrizi.

Fituese e këtij edicioni u shpall Leonora Lokaj me poezinë e titulluar “Kallnorët e dhimbtes”.

Ajo, për Ekonomia Online u shpreh e lumtur që arriti të shpallet fituese në mesin e 21 poeteshave.

“Po sot pata fatin në mesin e të gjitha këtyre poeteve që unë ta marr trofeun kryesor dhe është një motiv shtesë drejtë veprimtarisë kulturore. Poezia ime  ‘Kallnorët e dhimbtes’ i kushtohet një muaji të veçantë që secili gjatë jetës mund ta përjetojë një humbje dhe të jetojë gjatë gjithë jetës duke mos e harruar nga shpirti”.

Të ngjashme