Skuadra e Vushtrrisë tashmë e ka misionin e qartë.
Ajo në pranverë lufton vetëm për vendin e parë që dërgon në elitë, dhe kjo është arsyeja që klubi po sjell vazhdimisht përforcime.
Klubi sot përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se Eugen Rafuna është bërë pjesë e skuadrës vushtrriase.
Njoftimi i FC Vushtrrisë:
Eugen Rafuna rikthehet në Vushtrri
Mbrojtësi Eugen Rafuna i ardhur nga KF Arbëria, ka vendosur që në këtë gjysmësezon t’i mbrojë ngjyrat tona
Ne i deshirojmë suksese në paraqitjet e tij dhe atë që secili prej nesh e pret #rikthimin në superligen e Kosovës!