Vushtrria shënon 100-vjetorin e rezistencës së Azem e Shotë Galicës në Arbëri të Vogël

Prishtinë | 15 Kor 2024 | 13:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 100 vjetorit të Rezistencës në Arbërinë e Vogël, ku prijës të saj ishin Azem e Shote Galica, Komuna e Vushtrisë ka organizuar aktivitet te ndryshme kulturo-artistik në amfiteatrin “Adem Mikollovci”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se ky 100 vjetor tregon se Kosova nuk e ka ndalur kurrë luftën e saj brez pas brezi ndaj pushtueseve për të mbrojtur trevat e saj.

Ai ka me këtë rast ka përmendur edhe ish-kreret e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët janë duke u gjykuar në Hagë, të cilët janë duke u mbajtur padrejtësisht në paraburgim.

“Është një datë e rëndësishme dhe vetëm data 100 vjeçare sot tregon se ky popull nuk e ka ndal luftën për liri dhe pavarësi, brez pas brezi gjeneratë pas gjenerate. Jemi këtu i kemi Isa Boletini, Azem dhe Shotë Galicën, Idriz Seferi, Hasan Prishtinën. Këta pinjollët e këtyre familjeve si asnjëherë më parë jemi tubuar gjenerata brenda 100 vitesh për ta kujtuar dhe për ta respektuar këtë ditë të rëndësishme që ishte bërthama e shtetit e pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Arbëria e Vogël nuk ishte ndonjë gjë tjetër përveç bërthama që i mblidhi të gjithë atdhetarët ku epiqendrën e kishte në Galicë. Jemi me fat që kemi mbërri këtë ditë dhe festojmë këtë ditë bashkërisht kjo ditë nuk ishte e lehtë ishte rrugë me shumë shtigje me gjak dhe sakrificë për të gjithë atyre iu bëri ballë Azem Galica. E gjithë kjo luftë është bërë, gjithë kjo rezistencë për ta dëbuar ushtrinë serbe. Sot edhe pse po kremtojmë 100 vjetorin e rënies heroike, sot ende drejtësia ndërkombëtare po tregohet shumë e padrejtë ndaj nesh. Ata të cilët e udhëhoqën luftën e UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi sot po përballen me një padrejtësi të pa shoq dhe absurde”, tha Idrizi.

Profesori Mentor Hasani, ka thënë se heroi Azem Galica ka drejtuar shumë beteja kundër pushtuesve serb dhe se të dy heronjët dolën në krye të betejësë në kohën më të nevojshme për Kosovën.

Sipas tij, rezistenca e tyre është bërë shembull për ta ndritur të ardhmen e Kosovës.

“Kush më mirë se ju e kupton rezistencën e Azem dhe Shotë Galicës se ushtarët e UÇK-së. Jemi mbledhur për të nderuar dhe uruar rezistencën e Azem dhe Shotë Galica. Azem Galica dhe Shota dolën në krye në kohën më të nevojshme për Kosovën. Ai drejtoi shumë beteja kundër pushtuesve serb. Në këtë përvjetor nuk kujtojmë vetëm humbjen por edhe çka na ka lenë pas, ai na mësoi që liria nuk vjen pa sakrifica. Le të kujtojmë she të ndjekim shembullin e tyre për ta ndritur të ardhmen e Kosovës”, tha Hasani.

Në emër të familjareve të fshatit Galicë, Qamil Sahiti ka thënë se pushtuesit serb janë munduar gjithmonë që të zhdukin shqiptarët, por që sipas tij, heronjtë shqiptar ndalun që një gjë e tillë të ndodh.

“100-vjet më parë u munduam të shohim aktivitetin shqiptar, u munduan që ta vrasin dhe të trembin dhe i dogjën shqiptarët. U munduan që t’i zhdukën nga faqja e dheut vetëm që ishin shqiptarë dhe po jetonin në vendin e tyre që nga kohët e lashta. Të udhëzuar nga patriotet e asaj kohës, Hasan Prishtina, Bajram Curri. I treguam botës që kjo tokë do të mbetet e shqiptarëve, në këtë rrugë dhe me këtë motiv u themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Jam i bindur që do të realizohet ëndërra e te drejtave të jetojmë lirshëm. Kërkojmë përfundimin drejt funksionalizimit të Kullës në Galicë, dhe të emërohet rruga Vushtrri-Skenderaj, Azem Galica”, tha Sahiti.

Familjarja e Azem dhe Shotë Galicë, Sala Ahmetaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është frymëzuar nga luftërat që kishin në krye Azem dhe Shotë Galicën.

“Përshëndes me shumë dashuri ish-ushtarët e UÇK-së të cilët të frymëzuar nga Azem dhe Shotë Galicës kanë bërë madhështinë për vendin. Ndihem e nderuar te marrë këtë mirënjohje për luftën që kanë bërë, Shota është heroina e botes që është shndërruar në frymëzim. Kur një grua vlerësohet për guxim mençuri do të thonë ku je o Shotë Galica. Gërsheti i Shotës është bërë simbol i lirisë”, tha ajo.

Në fund, i pari i Vushtrrisë ka ndarë dekorata në shenjë mirënjohje ndaj kontribuuesve për çështjet kombëtare.

Komuna e Vushtrrisë për të shënuar 100 vjetorin e rezistencës në Arbërinë e Vogël, për tri ditë me radhë ka organizuar aktivitete të ndryshme.

LEXO EDHE:

Të ngjashme