Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka mbajtur sot ceremoninë zyrtare për zgjedhjen e sportistëve më të dalluar të vitit 2023.
Çmimet të cilat janë ndarë janë: Sportisti i vitit, Klubi sportiv më i suksesshëm, Trajneri më i mirë, Referi më i mirë dhe Punëtori sportiv i dalluar, ku përzgjedhja e tyre është bërë nga komisioni profesional në bazë të arritjeve kulminante në garat vendore dhe ndërkombëtare.
Sporti mbetet ndër prioritetet kryesore të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ku në vazhdimësi ka qenë mbështetës i sportistëve dhe klubeve sportive vushtrriase.
Sportistja më e dalluar e vitit 2023 për grupmoshat e reja në kategorinë e femrave është shpallur Sara Pllana, nga Klubi i Gjimnastikës “Vushtrria”, sportisti më i dalluar i vitit 2023 për grupmoshat e reja në kategorinë e meshkujve është shpallur Rron Kasumi, nga Klubi i Kikboksit “Vushtrria”, sportistja më e dalluar e vitit 2023 për seniore në kategorinë e femrave është shpallur Doneta Menxhiqi, nga Klubi i Kikboksit “Vushtrria”, si dhe sportisti më i dalluar i vitit 2023 për senior në kategorinë e meshkujve është shpallur Shaban Duraku, Klubi i Kikbloksit “Vushtrria”.