Vushtrriasi i hyn në banesë të resë në mes të natës në Shkodër, arrestohet

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 12:48 | Nga

Një 23-vjeçar nga Kosova ka përndjekur për rreth një vit një grua në Shkodra, dhe më pas e ka kanosur atë. Ngjarja është bërë edhe më rëndë, kur i riu Besnik Hyseni, banues në Vushtrri, i ka hyrë në banesë 37-vjeçares, rreth orës 2 pas mesnate.

Por gruaja me inicialet A. G ka telefonuar menjëherë policinë, dhe falë reagimit të shpejtë të uniformave blu, është bërë i mundur parandalimi i një ngjarje me pasoja që mund të ishin të rënda.

“Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 02:00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G. e cila ka telefonuar policinë, dhe falë reagimit të shpejtë të policisë, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartpërmendur, ku ju gjet edhe arma e zjarrit pistoletë tip Zastava e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme