Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri gjatë mbremjës së kaluar, rreth orë 23, pasi që të njëjtit në gjendje të dehur me veturë kishin goditur një shtylle elektrike.
Sipas njoftimit të forcave të rendit, të dyshuarit kishin refuzuar t’ia japin dokumentet policit si dhe e kanë penguar atë për të mos thirrur përforcime të tjera.
Zyrtari policor ka përdorur sprejin për të vënë nën kontroll situatën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e KEDS-it ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.