Vushtrriasi i shkon në shtëpi ish-gruas, ia merr fëmijët dhe telefonin

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi i njëjti kishte shkuar te familja e ish-bashkëshortes dhe ia merr dy fëmijët e tyre, si dhe telefonin e viktimës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar tek familja e viktimës femër kosovare (ish-bashkëshortes) me të cilën ishin ndarë dhe kishte marrë dy fëmijët e tyre, po ashtu i kishte marrë edhe telefonin viktimës. Viktima është intervistuar në prezencë të QPS-së”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Të ngjashme