Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka konfirmuar se ka ndodhur një takim sot ndërmjet udhëheqësve të AAK-së, Vetëvendosjes, AKR-së dhe Nismës. “Kemi diskutuar edhe për koalicioni parazgjedhore e paszgjedhore”, ka thënë Krasniqi për Express.
Ai ka treguar se në takim ishte edhe ish-Ambasadori Wolker, ndërsa, takimi ka ndodhur në Parkun Gërmia, në periferi të Prishtinës.
Muharrem Nitaj i AAK-së ka thënë se takimi i udhëheqësve të partive ishte ide e Ambasadorit Wolker.
Në takim kanë marrë pjesë: Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti e Jakup Krasniqi.
Burime nga takimi tregojnë se partitë opozitare nuk kanë arritur marrëveshje për të shkuar në zgjedhje në një koalicion.