Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas VV-së, ky dialog ka sjellë rezultate të dëmshme për Kosovën.
Vetëvendosje thekson se dialogu është zhvilluar rreth dy projekteve të rrezikshme për Kosovën, “Zajednicën” dhe ndarjen e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ndër të tjera shton se këto projekte janë kundërshtuar fuqishëm dhe si të tilla nuk kalojnë.