VV e akuzon ish-kryesuesin e Bordit të ZRrE-së se ka blerë rrymë nga serbët – Hamiti: Edhe pastërrmë blejmë

Prishtinë | 13 Tet 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi dhe Arbër Rexha, fajësuan ish-kryesuesin e Bordit të ZRrE-së, Ali Hamiti se kanë blerë energji elektrike nga njerëz të afërt me Sllobodan Millosheviqin, raporton Ekonomia Online..

Këto deklarime ata i bënë në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, pyeti nëse ka qenë e mundur kjo blerje për shkak të përplasjes shqiptaro-serbe.

“Në kohën sa keni qenë ju, ndërmarrjet serbe kanë shitur shumë në Kosovë, a kemi blerë nga serbët sepse ka qenë kohë e ndjeshme dhe a nuk ka qenë e mundur ky evitim”, pyeti Thaçi.

Por ish-kryesuesi i Bordit, tha se kjo është bërë për shkak se ka qenë më afër dhe më lirë, teksa shtoi se të njëjtën e bëjnë edhe sot.

“Edhe sot blejnë, madje lopë për pastërrmë blejnë shqiptarët. Edhe sot e njëjta ndodh. Sepse ka qenë më lirë dhe blerja bëjet ku është më lirë dhe më afër”, tha Ali Hamiti.

Ndërsa pati kritika për blerjen e energjisë elektrike nga një kompani që konsiderohen i afërt me Sllobodan Millosheviqin.

“E kam përcjellë intervistën tënde dhe e pashë që u munduat ta mbroni blerjen nga Dukanoviqi e nga Hamoviqi. Arsyetimin dhe revitalizimit të blerjes së rrymës nga serbët me arsyetimin se është më afër, por mos harroni se krejt kolegët e mi, deshëm të dimë se kush ka marr vendim për të blerë energji në atë kohë”.

“Askush nuk kërkoi të marrë mendim nga ju përse është blerë. Blerja nga Vuk Hamoviq, i cili realisht cilësohet si njeriu më i afërt me Millosheviqin, është skandaloze”, tha ai.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ekonomi/komisioni-hetimor-e-fton-gabimisht-ne-intervistim-ish-anetarin-e-bordit-te-zrre-se/

Të ngjashme