VV e kënaqur me sesionin pranveror të Kuvendit, Kusari-Lila me kritika për opozitën

Prishtinë | 31 Kor 2023 | 11:15 | Nga Gresë Alija Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes është i kënaqur me punën e bërë në sesionin pranveror të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, shefja e GP, Mimoza Kusari-Lila tha se ndonëse të tjerët po thonë se sesioni nuk ishte i mirë, ata e vlerësojnë ndryshe.

Madje, ajo tha se të gjitha projektligjet që kanë qenë me rëndësi janë votuar, duke drejtuar një varg kritikash për opozitën duke thënë se të vetmen rrugë po e shohin Gjykatën Kushtetuese.

“Nga palët e tjera kemi marrë qëndrime të ndryshme në lidhje me sesionin tonë, por ne jemi të kënaqur. Synojnë reforma në ekonomi dhe marrëveshje ndërkombëtare. Kosova është e dyta në rajon që ka ratifikuar 3 marrëveshje. Hera e parë në është dashur të kemi një gatishmëri më të lartë”.

“Sa i përket seancave në përgjithësi opozita nuk ka marrë pjesë në votim, që dëshiron të tregoj gjithçka tjetër përves mosinteresim. Ne e kemi pasur konfirmimin e deputetëve tonë për pjesëmarrje. Në aspektin e relevancës në shumicë projektligjet që kanë qenë janë miratuar. Opozita ka zgjedhur që Gjykatën Kushtetuese ta përdor si organ të opozitës”, tha ajo, raporton EO.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme