Aktivistët e Vetëvendosjes përmes një aksioni “simbolik” përpara zyrave të Qeverisë, Presidentit e Kryetarit të Kuvendit kanë paraqitur në vizatim, ata që sipas tyre janë, kokat dhe organet e vërteta të krimit të organizuar në Kosovë.
“Me shkrimin e parullës “KOKAT E KRIMIT” dhe vendosjen e një baneri aktivistët shpërfaqën emrat që kanë kapur, mbajnë peng dhe kërcënojnë organet e sistemit të drejtësisë”, thueht në një komunikatë të këtij subjekti opozitar.
“Largimi nga Kosova i prokurorit Blakaj është simptomë më e fundit e një sëmundje kronike nga e cila tash e këto vite të pasluftës lëngon Republika e Kosovës. Shkaqet e saj e kanë rrënjën në personat që strehohen në këto zyra. Pa mposhtjen e tyre nuk shërohet as drejtësia as vendi”, thekson partia e Albin Kurtit.