Shumë përkushtim e konstruktivitet nga Lëvizja Vetëvetendosje në diskutimet me LDK’në, vetëm e vetëm që pritjet e mëdha e qytetarëve të fillojnë së realizuari sepse ata shpresën që ky vend bëhet, e kanë në lidershipin e LVV, ndër të tjera, për faktin se LVV, është partia më e besueshme në sferën e luftimit të krimit dhe korrupsionit. Të gjithë e kanë të qartë se ne bëmë shumë kompromise duke u munduar në të njëjtën kohë të mos rrezikojmë substancën e nevojshme për ndryshim.
Të gjitha këto si parti fituese e zgjedhjeve.
Jo e barabartë, sic po thotë LDK’ja.
Mbi 15.000 vullnete qytetare janë më shumë për LVV.
Demokracia respekton edhe një vullnet, po të vijë puna, jo më mbi 15.000.
E nga ana e saj, LDK, jo vetëm që është barrikaduar, por zgjedhë t’a vë vendin në vështirësi të gjithanshme, pa përjashtuar as mundësinë e zgjedhjeve, e që pavarësisht se ne jemi të vetëdijshëm se do të fitonim në masë dërrmuese, kjo do të thellonte dëmet në institucione, në ekonomi dhe sidomos në besim të qytetarëve në vendin tonë.
Nesër është dita kur mesazhet tona, si dy parti më të votuara, të ndikonin në kthimin e besimit e të shpresës në Kosovë.
Mungesa e reflektimit të LDK-së, në këtë moment tejet të rëndësishëm të historisë politike të Kosovës, mund ta komprimitojë rëndë rolin e kësaj partie në nxjerrjen e vendit nga kriza e qeverisjes së keqe.
(Autori është deputet i zgjedhur i Vetëvendosjes)