Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci duhet të tërhiqet nga negociatat me Serbinë.
“Lidhur me dialogun, Serbisë po i ngutet për tri arsye. Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell, tha se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj. Vuçiq dëshiron që të nis të merret vesh me Thaçin para se Kosova të bëhet me ushtri.Nuk dihet se si do të ec fati i karrierës politike të Thaçit në të ardhmen e afërt, andaj Vuçiq dëshiron ta shfrytëzojë mu dobësinë e Thaçit për përfitime të forta të Serbisë në këtë dialogun e ri.Në negociatat e saj për anëtarësim në BE, Serbisë do t’i duhet herëdokur që ta pranojë e njohë Kosovën. Ky është kusht i Brukselit dhe sidomos Berlinit. Mirëpo, Vuçiq do që t’i çarmatosë zërat kritikë ndaj tij në BE duke u pajisur me proces të sigurt drejt marrëveshjes së sigurt me Thaçin.Për dialogun duhet të debatohet në Kuvend. Duhet të marrin fund darkat e tij sepse janë shumë të shtrenjta për Kosovën dhe popullin e tij”, tha ai.
Sipas tij në tavolinën ku darkuan Hashim Thaçi dhe homologu i tij Aleksandër Vuçiq, u rikthye “Zajednica”.
“Te premten e 23 marsit në mbrëmje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Serbia, Aleksandër Vuciq darkuan së bashku. Nuk është e çuditshme që në atë datë u rikthye “Zajednica” e Serbisë në tryezë sepse Thaçi pat përbuzur nënshkrimet e 205 mijë qytetarëve kundër “Zajednicës” së Serbisë dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Së dyti Vuçiq nuk e njeh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili me 23 dhjetor pat konstatuar që secili nga 7 kapitujt e “Zajednicës” nuk janë në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Dialogu Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve pat nisur ne kohen e publikimit të raportit të e Dick Marty. Dialogu i Thaçit dhe Vuçiq që po synon të bëhet marrëveshje historike për pajtim po nis në kohën kur pritet ta publikohen aktakuzat e para të Gjykatës Speciale”.
“Jam i bindur qe e gjithë klasa politike e din qe “Zajednica” është tepër e dëmshme për Kosovën. Edhe vet Gjykata Kushtetuese e pat kundërshtuar. Lëvizja Vetëvendosje do ti kundërshtoj proceset negative. Ne kemi thënë që nuk jemi kundër dialogut, por jemi kundër dialogut pa parime. Sepse gjithmonë po flitet për çështje të brendshme të Kosovës. Kemi kërkuar që të ngritët një komision parlamentar për dialogun e tanishëm dhe për të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë. Po përmendet normalizim i marrëdhënieve me Serbinë kur nuk e dimë as për çfarë normalizimi bëhet fjalë”, tha ai.