Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i bëjë 61 deputetë për të kaluar një sërë ligjesh me të cilën kërkohet shumica e thjeshtë. Ndonëse ishin të pranishëm edhe deputetë të opozitës, këta të fundit nuk i votuan Projektligjet të cilat ishin në rend dite, raporton Ekonomia Online.
Ka qenë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që u detyrua disa herë t’i qesë në votim këto projektligje, pasi që disa herë nuk morën votat e mjaftueshme.
Të njëjtat u rikthyen për votim pasi pozita tha se tani i kanë numrat për t’i votuar ato.
“Sërish nuk kemi kuorum. Mazhoranca mos bëni hajgare. Vazhdojmë me projektligjet e tjera. Administrata më thotë që jeni vetëm 60”, tha ai.
“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale, ai për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore, Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim”, kanë qenë disa nga Projektligjet e prezantuara në këtë seancë.