Sot në ora 9:30 në hollin e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet një konferencë për media.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një shkrimi në Facebook.
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot janë parë dukë hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Kujtojmë se sot është një ditë vendimtare për arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.