Sot është zhvilluar një takim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, por që ka përfunduar pa arritjen e marrëveshjes finale për krijimin e Qeverisë.
Klan Kosova mëson nga burimet e saj se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar që partia që drejton ta ketë Presidentin, Zëvendëskryeministrin e parë, Kryetarin e Kuvendit dhe gjysmën e Qeverisë.
Nga këto të pranueshme për Albin Kurtin kanë qenë kërkesa e LDK-së për pozitën e Presidentit dhe të Kryetarit të Kuvendit, por me kushtin që partia e tij – fituese e zgjedhjeve, t’i marrë shtatë ministri, njofton Klan Kosova.
Kështu nuk ka pranuar Isa Mustafa. Ndërkaq për Albin Kurtin nëse nuk ndahet Qeveria gjysmë për gjysmë nuk do të arrihet fare marrëveshja për koalicion.