Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të takohen me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.
Takimi u paralajmërua pas atij të së hënës kur dy krerët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, nuk mundën që të arrijnë koalicionin.
Kanë mbetur edhe një javë deri në skadimin e afatit kushtetues kur mandatari duhet të bëjë paraqitjen e kabinetit të ri qeveritar në Kuvend.